Aktuale

“Papërgjegjshmëri e Belinda Ballukut”- Berisha denoncon shembjen e rrugës Dragostunjë-Prrenjas: E gjithë juglindja e bllokuar! Ndërhyrje në lumë, akt kriminal i kompanisë dhe qeverisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar një tjetër ngjarje të rëndë me skandalin e rrugëve nën përgjegjësinë e zv/kryeministres së pezulluar Belinda Balluku.Bëhet fjalë për segmentin Dragostunjë-Prrenjas në qarkun e Elbasanit, që është dëmtuar si pasojë edhe e një tjetër skandalit, gërryerjeve në shtratin e lumit, në mënyrë të paligjshme dhe pa licencë.

Me një videopostim të fundit në rrjetin social Facebook, me moton: “Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni!”, Berisha shpjegon shembjen e rrugës sot, duke bllokuar dhe izoluar qindra qytetarë dhe mjete në zonë.

“Sot, e gjitha juglindja e vendit është e bllokuar, qindra e qindra pasagjerë kanë kaluar këto ditë makinat e tyre të bllokuara në segmentin Dragostunjë-Prrenjas. Ky kalim është vepër totale e korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë së dy ministrave, Belinda Ballukut dhe Mirela Kumbaros, të cilat kanë lejuar të ndërhyhet në lumë pa modelin e studiuar, të domosdoshëm dhe ndërhyrja në lumë jo vetëm ka shkatërruar shtratin e lumit, por edhe shembjen e rrugës ekzistuese sot”, shprehet Berisha mes të tjerash.

Ai vijoi duke e dënuar me forcë aktin që e cilësoi si kriminal, por edhe heshtjen e autoriteteve dhe qeverisë. Berisha bëri përgjegjëse edhe kompaninë që ka ndërhyrë në shtratin e lumit, duke dëmtuar rrugën që lidh mijëra banorë.

“Dënoj këtë akt të rëndë kriminal, për të cilin përgjegjësi absolute dhe kryesore ka Belinda Balluku eh Mirela Kumbaro, natyrisht edhe kompania që ka kryer një akt kriminal pa leje, ka ndërhy në shtratin e lumit pa licencë dhe leje. Dënoj me forcë këtë veprim dhe heshtjen kriminale të qeveritarëve”, shprehet lideri i selisë blu.
Dita e sotme ka qenë kaotike në të gjithë juglindjen e vendit, si pasojë e shembjeve dhe çarjeve serioze në aksin kombëtar Librazhd-Pogradec dhe më gjerë, duke bllokuar qarkullimin e pothuajse të gjitha mjeteve, krijuar trafik të rënduar, radhë të gjata, tensione, kaos dhe revoltë qytetare.

Për orë të tëra mijëra udhëtarë dhe drejtues mjetesh në juglindje janë ndjerë jo vetëm të bllokuar, por edhe të braktisur, pasi autoritetet kanë qenë të pafuqishme për të dhënë zgjidhje, pasi rrugët po shemben njëra pas tjetrës, duke rrezikuar edhe jetët.

Të Ngjashme