Pas zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit 2025, vëmendja është kthyer tek hapat e parë për funksionalizimin e institucioneve të legjislaturës së re.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka dhënë sinjalet e para për ekzekutivin e ardhshëm, duke konfirmuar se lista e mëparshme mund të pësojë ndryshime me disa emra të rinj.
Gazetari Vullnet Krasniqi tha se prioritet është respektimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, Nenad Rashiq.
“Kurti ka folur për emra të rinj në qeverinë e kabinetit të tij, por po i ik pyetjes kryesore, e cila është se pari duhet të respektohet vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese. Mund të flasim sa të duam për emrat e rinj, por atje nuk mund të shkojmë pa e respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Krasniqi.
Të njëjtin mendim e ndau edhe gazetari Ardian Gaxherri, duke thënë se sipas analizës së Kurtit, hapat janë të qartë.
“Pajtohem me analizën e Vullnetit, bile kësaj veç po ia shtoj për me vërtetu atë që thotë z. Kurti vetë hap pas hapi, së pari Kuvendi, pastaj qeveria. Tani mbetet të shihet se si Kurti do të funksionalizojë Kuvendin, a do të votohet anëtari i listës serbe si përfaqësues i tyre në kryesinë e Kuvendit, dhe më pas do të dalin emrat e qeverisë”, tha Gaxherri. /Klankosova.tv
Ndiqni diskutimin e plotë, në videon vijuese: