Lajme

Paralajmërimi i stuhisë, Komunat pa buxhet për menaxhim të situatës, kërkojnë formimin e fondit emergjent

Pas paralajmërimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës për stuhi në vend, komunat ankohen se nuk kanë kapacitete financiare të mjaftueshme për të menaxhuar situatat kësodore dhe shtrojnë nevojën për themelimin e fondit emergjent.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, thotë për kp se komunat në aspektin financiar janë shumë të kufizuara që të bëjnë diçka për menaxhimin e situatave me stuhi, duke vënë në dukje se kjo është përgjegjësi institucionale enivelit qendror të qeverisjes.

Ibrahimi: Komunat në aspektin financiar shumë të kufizuara, niveli qendror e ka përgjegjësi institucionale

“Nga komunat nga aspekti financiar, janë jashtëzakonisht keq. Domethënë kanë dhjetëra miliona euro që u merren komunave padrejtësisht dhe komunat nuk kanë kapacitete financiare që të ndërmarrin masa disi shumë të rëndësishme sa i përket ndryshimeve klimatike. Për këtë arsye e kemi qeverinë e Republikës së Kosovës, e cila e ka buxhetin e Republikës së Kosovës, e menaxhon mbi 77-78% të buxhetit të Republikës së Kosovës, po flas për nivelin qendror dhe nga aspekti financiar komunat janë jashtëzakonisht të limituara që të bëjnë diçka të madhe sa i përket paralajmërimeve për stuhi. Edhe nga aspekti i vërshimeve apo fenomeneve të ndryshme natyrore për mbulimin apo rimburësimin e mjeteve për bujqësi, për qytetarë, për infrastrukturë, për biznese, niveli qendror e ka përgjegjësi institucionale”,

Të Ngjashme