Lajme

Parashikimi i motit me AI, ndihmë për shërbimet e emergjencës

Një ekip shkencëtarësh nga Hong Kongu ka zhvilluar një sistem parashikimi të motit me inteligjencë artificiale për të parashikuar stuhitë dhe reshjet e dendura të shiut deri në katër orë përpara, krahasuar me intervalin prej 20 minutash deri në dy orë që ka qenë deri tani.

Sistemi do t’i ndihmojë qeveritë dhe shërbimet e emergjencës të reagojnë më efektivisht ndaj ekstremit gjithnjë e më të shpeshtë të motit, të lidhur me ndryshimet klimatike.

“Shpresojmë të përdorim të dhënat e inteligjencës artificiale dhe satelitore për të përmirësuar parashikimin e motit ekstrem, në mënyrë që të jemi më të përgatitur”, shprehet profesoreshë Su Hui.

Sistemi zbaton teknika gjeneruese të Inteligjencës Artificiale, duke futur zhurmë në të dhëna, në mënyrë që të mësojë të përmbysë procesin në përpjekje për të prodhuar parashikime më të sakta.

Moneytizer Paragrafi 4

I zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet meteorologjike të Kinës, ai rifreskon parashikimet çdo 15 minuta dhe ka rritur saktësinë me më shumë se 15%. Satelitët mund të zbulojnë formimin e reve më herët se sistemet e tjera të parashikimit, siç është radari.

Një punë e tillë është thelbësore, sepse numri i tajfuneve dhe episodeve të motit të lagësht, me të cilin u përball Kina dhe vende të tjera, e tejkaloi shumë normën sezonale.


Të Ngjashme