Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pas 6 dështimeve, ky është reagimi i Albulena Haxhiut

Albulena Haxhiu nuk arriti të zgjidhet as këtë herë kryetare e Kuvendit të Kosovës, pavarësisht përpjekjeve të përsëritura të Lëvizjes Vetëvendosje për ta emëruar atë në këtë pozitë.

Ky ishte tentimi i gjashtë me radhë që dështon, duke thelluar ngërçin institucional pas zgjedhjeve.

Në votimin e fundit, Haxhiu mori 54 vota “për”, 44 kundër dhe tre abstenime – një rezultat që tregon një mungesë të vazhdueshme të konsensusit mes partive politike.

Krahasuar me votimin e mëparshëm, u shënuan tri vota më pak në favor të kandidaturës së saj.

Pas seancës, Albulena Haxhiu bëri një deklaratë të shkurtër për media.

“Shpresojmë shumë në reflektim të opozitës“, tha ajo./ Insajderi