Lajme

​Pas dakordimit me Kurtin për serbët, Sorensen takohet në Washington me zyrtarin e lartë amerikan Hanrahan

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar se sot në Ëashington, zyrtari i Lartë Brendan Hanrahan është takuar me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Ky takim është mbajtur në orën 11:15 të mëngjesit sipas kohës lokale amerikane.

“Zyrtari i Lartë i Byrosë Hanrahan takohet me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë, Peter Sørensen, në Departamentin e Shtetit”, thuhet në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit. Ky takim ka qenë i mbyllur për shtyp.

Ky udhëtim në SHBA i Sorensen vjen pas arritjes së marrëveshjes së fundit më Qeverinë e Kosovës të drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, lidhur me Ligjin për të Huajt.

Të Ngjashme