Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Pas deklaratave të forta të babait të Selin, kundër Mirit, reagon Landi, miku i ngushtë i tij

Pas deklaratave të forta të babait të Selin kundër Mirit, ka reaguar Landi, miku i ngushtë i banorit, i cili ka dalë në mbrojtje të tij. Përmes një postimi në Instagram, Landi e ka cilësuar kritiken ndaj Mirit si të ekzagjeruar dhe të padrejtë, duke theksuar se imazhi që po krijohet në rrjetet sociale nuk përkon me realitetin.

Sipas Landit, Miri po “kryqëzohet” publikisht për disa momente të izoluara, të interpretuara sipërfaqësisht nga opinioni online. Ai shtoi se Miri është ndjekur me kujdes nga njerëzit e afërt dhe, pavarësisht presionit të formatit Big Brother, nuk ka kryer asnjë veprim të gabuar.

Miku i Mirit bëri thirrje që familja e tij – bashkëshortja, vajza dhe prindërit – të qëndrojnë jashtë sulmeve dhe akuzave publike, duke ruajtur respektin për privatësinë e tyre.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Roland Hysi (@landifornia)