E ftuar mëngjesin e sotëm në një studio televizive ka qenë Rabea Shahini, bashkëshortja e Mirit.
Ajo ka folur më shumë lidhur me lojën e tij në “Big Brother VIP 5”, por po ashtu ka sqaruar dhe disa keqkuptime që kanë qarkulluar në media.
Lidhur me deklaratën e babait të Selin dhe mënyrën se si Miri nuk reagoi por e mbajti veten, Rabea tha:
Unë mendoj që e ka bërë jo për ta fshehur, por për të treguar respekt ndaj Selinës, të mos lëndohej ajo.
Ka treguar respekt, edhe pse nuk janë më në lojë bashkë. Ai nuk shan e nuk ofendon njeri, edhe pse mund të ketë pasur 100 arsye aty brenda. Ai kështu është.
