
Pas dorëheqjes së Liburn Aliut, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka emëruar Hysen Durmishin si ushtrues të detyrës së ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Liburn Aliu dha dorëheqje gjatë ditës nga posti i ministrit, pasi tha se nuk ishte i kënaqur me zgjedhjen e Dimal Bashës si kryetar kuvendi.
Dorëheqjen e Aliut e ka komentuar gjatë ditës Durmishi.
Ai tha se Aliu nuk është deputet, s’ka qenë kandidat për deputet dhe nuk është anëtar kryesie në VV.