2
Në një intervistë për revistën British Vogue, artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, rrëfeu dëshirën e saj për të krijuar një familje.
29-vjeçarja foli me sinqeritet për ëndrrën e saj për të pasur fëmijë, duke ndarë edhe pasiguritë që e shoqërojnë në këtë etapë të jetës.
“Do të doja shumë të kisha fëmijë një ditë. Por gjithmonë kam atë pyetjen e brendshme: kur është koha e duhur? Si do të përshtatet me punën time, turnetë, dhe sa kohë do më duhet të marr pushim?”, u shpreh ajo.
Megjithëse ideja e të qenit nënë e emocionon, Dua theksoi se të rritësh një fëmijë kërkon më shumë se thjesht dashuri për fëmijët është një përkushtim i thellë që kërkon kohë, përgatitje dhe ndjenjë përgjegjësie.
Por surprizat nuk përfunduan këtu. Në të njëjtën intervistë, këngëtarja konfirmoi për herë të parë fejesën me aktorin britanik Callum Turner, 35 vjeç. E emocionuar, ajo tregoi se ky është një kapitull i ri dhe i bukur në jetën e saj personale:
“Po, jemi të fejuar. Është shumë emocionuese. Jam e dashuruar me të. Është shumë për mua. Është një ndjenjë e mirë të dish që personi me të cilin do të kalosh pjesën tjetër të jetës tënde të njeh shumë mirë.”
Unaza e fejesës, sipas Duas, është dizajnuar në mënyrë të personalizuar nga vetë Turner, me ndihmën e motrës së saj dhe mikeshave më të ngushta një gjest që e bën edhe më të veçantë këtë moment.
Dëshmia më e bukur e këtij hapi të rëndësishëm u bë publike më 9 qershor, kur Dua Lipa ndau në Instagram disa fotografi ku shihet për herë të parë me unazën e diamantit në dorë.
Në njërën prej imazheve më të përfolura, ajo shfaqet e ulur në tokë, ndërsa Turner e përqafon dhe e puth butësisht në ballë një çast i ëmbël që preku ndjekësit dhe u shpërnda gjerësisht në rrjetet social