Dy punonjës policie bashkiakë janë konfliktuar me njëri-tjetrin në kryeqytet.
Sipas njoftimit zyrtar bëhet me dije se Eugen Saliasi ka goditur kolegun e tij, Alfred Xhoxhaj në zyrë.
Kallëzimi në polici është bërë nga ky i fundit një ditë më parë.
Policia ka nisur hetimet për Saliasin për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.
Njoftimi i policisë:
Më datë 03.03.2026, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 3 shtetasi A. Xh., punonjës i Policisë Bashkiake Tiranë, i cili kallëzon se, për shkak të një konflikti për motive të dobëta që lidhen me natyrën e punës, është goditur në ambientet e zyrës nga kolegu i tij, punonjës i Policisë Bashkiake, shtetasi E. S., i cili u procedua për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës.
