Irani ka paralajmëruar se mund të rrisë tensionet në rajon, duke thënë se do të hakmerret ndaj çdo sulmi që synon sektorin e tij energjetik.
Garda Revolucionare Islamike ka njoftuar se çdo goditje ndaj infrastrukturës energjetike iraniane mund të pasohet me sulme ndaj termocentraleve në Izraeli ose ndaj objekteve që furnizojnë me energji bazat amerikane në vendet fqinje.
Sipas saj, përgjigjja do të jetë në të njëjtin nivel ndaj çdo kërcënimi.
Ky paralajmërim vjen pas deklaratave të Donald Trump, i cili kishte thënë më parë se termocentralet iraniane mund të bëhen objektiv nëse Irani nuk rihap plotësisht Ngushtica e Hormuzit brenda 48 orëve.

