Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pas PDKRLl-së së Lladrovcit, vjen “LVVShG” e Shkëlzen Gashit!

 
   

Në një valë të re të krijimit të partive me emra personalë e kreativë, Shkëlzen Gashi ka shprehur simpatinë për Ramiz Lladrovcin dhe partinë e tij të re PDKRLl.

“Po mendoj me e bo edhe une njo: LVVShG – Lëvizja Vetëvendosje Versioni Shkëlzen Gashi.”

“po m’pëlqen ramiz lladrovci. paska bo parti PDKRLl. me e bo edhe une njo: LVVShG”, shkrun Gashi në Facebook.

Kjo është thjesht një ironi.

Kujtojmë, se Ramz Lladrovaci u largua përfundimisht nga Partia Demokratike duke themeluar parti të re, PDKRLl.