Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pas përmbylljes së procesit të numërimit të votave – KQZ e gatshme t’i shpall rezultatet

 
   

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rreth orës 02:00 të mëngjesit të së premtes, ka përmbyllur numërimin e pjesës së fundit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës.

Kështu ka konfirmuar për zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili tha se kjo shënon përfundimin e procesit të numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Pos tjerash, ai shtoi se KQZ është e gatshme për të shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.

“Por, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, palët mund të parashtrojnë ndonjë ankesë në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në QNR brenda 48 orëve nga ndodhja e shkeljes së supozuar”, tha ai.