Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, përmes një postimi në facebok ka theksuar se LDK-ja mbetet e palëkundur përballë sfidave dhe presioneve, duke vënë në pah vlerat mbi të cilat është ndërtuar partia.
Gashi është shprehur se LDK-në nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat e brendshme, pasi forca e saj nuk buron nga pushteti, por nga demokracia, liria dhe përkushtimi ndaj së vërtetës.
Postim i plotë:
LDK-në nuk e ndal askush. Nuk e frikëson as presioni nga jashtë, as sfidat nga brenda. Sepse forca e saj nuk buron nga pushteti, por nga vlerat mbi të cilat është ndërtuar.
Demokracia është themeli i saj. Liria është shpirti i saj. Veprimi politik është misioni i saj. Ndërsa qëndrimi i palëkundur për të vërtetën është vetë arsyeja e ekzistencës së saj.
Për këtë LDK angazhohem. Në këtë LDK besoj. Për këtë LDK qëndroj.
Jam në politikë jo për të mbrojtur interesa të përkohshme, por për të ndërtuar një LDK më të fortë, më demokratike dhe më besnike ndaj idealit të saj. Sepse vetëm një LDK e tillë mund t’i prijë Kosovës drejt së ardhmes që e meriton.
Për LDK-në. Për Kosovën. Gjithmonë.
