Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pas propozimit të LDK-së, ironizon Abrashi: Po e formojmë edhe Grupin e Unitetit, me UNMIK e Devollë

 
   

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka reaguar me ironi ndaj thirrjes së kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për një qeveri tranzitore gjithëpërfshirëse.

“Po Grupin e Unitetit, a ta formojmë?” shkroi Abrashi në një postim, duke aluduar në praktikat e periudhës pasluftës kur ndërkombëtarët kishin rol të theksuar në qeverisjen e Kosovës.

Abrashi nuk e la pa përmendur as rolin e Listës Serbe dhe interesat ekonomike: “Edhe Luta le t’i formon nja dy komuna etnike për votat e Srpskas dhe demokracinë e suspendojmë në llogari të Devollëve.

Postimi i plotë:

Po Grupin e Unitetit, a ta formojmë? Nese Kai Aide eshte gjalle, vjen na vlereson standardet nderkohe qe shefi i Unmikut i udheheq mbledhjet e Kuvendit.

Po, edhe Luta le ti formon nja dy komuna etnike per votat e Srpskas dhe demokracine e suspendojme ne llogari te Devollve.

Zgjidhje elegante ✌️