ShowBizzz

Pas qëndrimit në Big Brother VIP, REAGON PUBLIKISHT Luiz Ejlli

Pas tre ditësh të kaluara në shtëpinë e Big Brother VIP, fituesi i edicionit të dytë, Luiz Ejlli, ka reaguar në rrjetet sociale për përvojën e tij të shkurtër në formatin e famshëm.

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare, ai falenderon fansat dhe shpreh mirënjohjen për mbështetjen e dhënë gjatë këtyre ditëve.

“Faleminderit nga zemra për gjithë mbështetjen dhe pozitivitetin që më dhuruat gjatë atyre 3 ditëve në Big Brother. Çdo mesazh, çdo koment, çdo fjalë e mirë ka pasur vlerë të madhe për mua”, shkruan Luiz Ejlli.

Ai thekson gjithashtu se ishte i lumtur që arriti të dhurojë momente humori dhe buzëqeshje për publikun, duke përmendur se kjo është ajo që ka më shumë rëndësi në fund të ditës.

View this post on Instagram


A post shared by Luiz Ejlli (@itsluizejlli)

Të Ngjashme