Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pas takimit me Baker, Kurti thekson rëndësinë e aleancës Kosovë-SHBA

 
   

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi sonte zëvendësndihmëssekretarin amerikan të Mbrojtjes për Politika Evropiane dhe NATO, David Baker.

Pas takimit, Kurti në një postim në Facebook ka dhënë detaje rreth takimit.

Ai përmend vizitën e zëvendësndihmës Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, David Baker, dhe diskutimet për bashkëpunim më të thellë dhe partneritet më të gjerë.

Kurti thekson falënderimin për mbështetjen amerikane dhe angazhimin për të forcuar aleancën.

Postimi i plotë:

Në një javë që është përcjellë me afirmim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona, sonte mirëpritëm zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, David Baker dhe ekipin e tij, me të cilët diskutuam për raportet tona bilaterale dhe për bashkëpunimin që kemi e që do ta kemi veçanërisht në fushën e mbrojtjes.

Duke qenë gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Republikës dhe popullit tonë, angazhohemi çdo ditë për miqësi edhe më të thellë, partneritet edhe më të gjerë dhe aleancën edhe më të fortë.

Me mua në takimi ishin ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti.