Kryetari i Istogut, Ilir Ferati ka thirrur sot në takim Shtabin Emergjent për të diskutuar situatën e fundit pas vërshimeve.
Në takim është bërë e ditur se situate është në menaxhim dhe s’ka vend për shqetësim.
“Situata e krijuar nga vërshimet është monitoruar përgjatë ditëve të fundit nga Shtabi Emergjent, ekipi im dhe qytetarë të vullnetit të mirë.
Me fillim të ditës së sotme diskutuam dhe vlerësuam terrenin dhe pamë se nga ndërhyrjet e bëra më herët dhe reagimi i menjëhershëm kësaj radhe kanë dhënë efekt dhe dëmi i mundshëm deri tani është parandaluar.
Ekipet tona mbeten në terren dhe gatishmëri te plotë”, deklaroi Ferati.

