Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës do të mblidhet sot duke filluar nga ora 16:00.
“Në këtë mbledhje do të diskutohen zhvillimet aktuale politike në vend dhe qëndrimet e Aleancës lidhur me situatën e krijuar. Pas përfundimit të mbledhjes, do t’ju informojmë për vendimet dhe qëndrimet që do të dalin nga diskutimet”, thuhet në njoftimin e këtij subjekti politik.
Përveç AAK edhe PDK sot është duke mbajtur mbledhjen e kryesisë. Subjektet politike po mblidhen për të vendosur lidhur me qëndrimet që do të mbajnë pas shpalljes së djeshme të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
Deputetëve të Kuvendit të Republikës iu dha 34 ditë kohë për zgjedhjen e presidentit apo presidentes së re, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.
