
Juristi Kadri Kryeziu ka reaguar ndaj publikimit vetëm të dispozitivit të Gjykatës Kushtetuese, duke e quajtur veprimin “jo praktikë juridike” dhe “manovër politike”.
Sipas tij, njoftimi i cunguar po teston reagimet publike dhe lë Republikën në pezull, çka minon besimin në Kushtetutë dhe përmban rrezik serioz për shtetin. Kryeziu shton se gjykimi i vërtetë do të duket vetëm pasi të publikohet teksti integral i aktgjykimit.
Postimi i plotë:
Gjykata Kushtetuese sot publikoi vetëm dispozitivin, duke shtyrë arsyetimin e plotë. Kjo nuk është praktikë juridike, por një manovër politike: përmes një njoftimi të cunguar po testohen reagimet, ndërsa Republika mbetet pezull. Ky veprim e minon besimin në Kushtetutë dhe bart në vetvete farën e një goditjeje të rëndë ndaj shtetit. Megjithatë, gjykimi i vërtetë bëhet vetëm nga teksti integral i Aktgjykimit — aty shihet nëse kemi një interpretim kushtetues apo një rrugë drejt vetëvrasjes shtetërore.
Kujtojmë, se Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë vendim lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke konstatuar se seanca konstitutive nuk ka përfunduar si rezultat e moszgjedhjes së nënkryetarit nga radhët e pakicave serbe.