
Familja e veprimtarit të vrarë, Haki Imeri, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale për rrëzimin e mocionit të mbrojtjes, duke theksuar se drejtësia nuk ndalet nga statuset në rrjete sociale, fjalimet politike apo kërcënimet e koduara në studio televizive.
Në deklaratën e tyre, thuhet se Gjykata Speciale nuk merret me thashetheme, por me prova, dëshmitarë dhe dosje faktike, ndërsa dëshmitarët nuk janë armiq të popullit, por zëri i viktimave.
“Ne nuk kërkojmë hakmarrje, por të vërtetën,” thuhet më tej, duke shtuar se flamuri i drejtësisë është më i rëndë se çdo karrierë politike – dhe do të ngrihet.
Shkrimi në Facebook:
-Miq,
-Gjykata Speciale nuk merret me thashetheme.
-As me statuse në Facebook..
-Gjuha e saj janë provat, dëshmitarët, dosjet e mbushura me fakte – që e çojnë procesin drejt një epilogu përfundimtar.
-Sulmet, dhe fushata brutale nga “analistët” e natës dhe politikanët me dosje në sirtar nuk e ndalin drejtësinë.
-As fjalimet me flamuj në sfond.
-As kërcënimet e koduara në studio televizive.
-Gjykata nuk është estradë.
-Është vendi ku përballen faktet.
-Nuk është odë folklori, me mish gjedhi, raki rrushi e herë-herë ndonjë çaj “rusi”…
-Dëshmitarët nuk janë armiq të popullit.
-Prokurorët nuk kërkojnë armiq, por fajtorët e krimeve.
-Ata janë zëri i atyre që nuk mund të flasin më.
-Kush mendon se drejtësia mund të frikësohet, ka mbetur në kohën e bandave që shpiknin lajme të rreme,
për t’i përdorur më pas si armë, kundër kundërshtarëve politikë.
-Kjo gjykatë nuk trembet nga statuse, nga sharje,
e as nga “komandantë” që kujtojnë se janë mbi ligjin..
-Mocioni ra.
-Faktet folën.
– Drejtësia ecën përpara.
-Ne, familjarët, nuk kërkojmë hakmarrje.
-Kërkojmë të vërtetën.
-Kërkojmë një verdikt që nderon kujtimin e të vrarëve – nga dora e zezë e bandës vrastare NPK.
-Flamuri i drejtësisë është më i rëndë se çdo karrierë politike.
-Dhe do të ngrihet.