Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pas vuajtjeve në burgun serb, flet Nezir Mehmetaj

 
   

Autoritetet e Serbisë e kanë liruar pas më shumë se 5 vjetësh burgim Nezir Mehmetaj.

Mehmetaj nga fshati Rudicë e Klinës u arrestua nga policia serbe në pikën kufitare në Merdar në janar të vitit 2020, nën dyshimet se ka kryer krime të luftës gjatë vitit 1999 në fshatin e tij të lindjes.

Ai tashmë ka arritur në Kosovë.

 Shkëlzen Metaj, tha se procesi ka qenë rrugë shumë e vështirë dhe se me këtë çështje është që nga viti 2022.

“Kryeministri Albin Kurti, ministri i brendshëm Xhelal Sveçla dhe Mufail Bajqinovci më kanë ofruar këtë rast dhe pas që e kamë marrë evidencat parasysh dhe e kam parë që në kohën kur është akuzuar Mehmataj ka qenë në Zvicërr duke punuar të një punëdhënës zviceran me 200 punëtor, kam qenë i bindur se ky është i pa fajshëm dhe megjithatë kemi luftuar deri më sot”, tha avokati Metaj.

Kurse Nezir Mehmetaj tha se gjatë këtyre viteve në burg ka pasur shumë maltretime psikike nga organet gjykuese e më së shumti nga prokurori.