Lajme

Pas zgjedhjes së Presidentes, vjen mesazhi i fortë nga BE-ja: Mbështetja për Kosovën do të mbetet e palëkundur

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka uruar Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula, pas zgjedhjes së saj në krye të shtetit.

Schuebel ka shprehur shpresën për një stabilitet të ripërtërirë politik dhe institucional në Kosovë, duke theksuar gatishmërinë për të bashkëpunuar me Presidenten e re, institucionet e Kosovës dhe spektrin e gjerë politik.

“Me shpresën për një stabilitet të ripërtërirë politik dhe institucional, mezi pres të punoj me Presidenten Shiroka-Pula, institucionet e Kosovës dhe spektrin e gjerë politik për ta afruar vendin më shumë me Bashkimin Evropian. Mbështetja e BE-së do të mbetet e palëkundur”, tha Schuebel.

Urimi i tij vjen pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës Presidente e Republikës së Kosovës, në një proces që i dha fund një periudhe të gjatë të pasigurisë institucionale.

Të Ngjashme