Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

PDK e cakton Arian Tahirin ushtrues detyre të degës në Mitrovicë

 
   

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka vendosur që pas zgjedhjes së Bedri Hamzës si lider i partisë, ta caktojnë ushtruesin e detyrës së kryetarit të degës në Mitrovicë.

Në një njoftim për media, ky subjekt politik njoftoi se Arian Tahiri do të jetë tash e tutje U.D.

Kujtojmë se Tahiri garoi për të parin e Mitrovicës dhe shkoi në balotazh, por nuk arriti të fitojë.

Emri i tij u konsiderua si befasi e zgjedhjeve lokale 2025.