
Analisti Milaim Nela, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kuvendin e Kosovës.
Nela përmes një shkrimi në Facebook, ka komentuar deklarimin e kryetarit të PDK-së, rreth votimit të kryetarit të kuvendit, duke thënë se kërkesa e tij nuk ka logjikë politike dhe institucionale.
Por, ai propozon që LVV të propozojë një emër që nuk ka qenë pjesë e qeverisë.
“Memli Krasniqi e ka deklaruar mëse njëherë që partia e tij do të votonte çdo kandidat që nuk ka qenë pjesë e kabinetit Kurti! Megjithêse kërkesa e tij sipas meje nuk ka logjikë politike dhe institucionale nuk e kuptoj pse Vetevendosja nuk del me një kandidat tjetër (jo të kabineteve qeveritare)? Çfarë po luhet? P.sh. Nezir Kraki apo Hysamedin Feraj do ishin kandidatura me staturë publike e politike të denja për atë post!”, ka shkruar Nela.
Ai thotë se kur PDK e luan bllofin, pse nuk luan njëjtë edhe VV-ja.
“Unë besoj se PDK po luan bllofin…pse nuk luan njëjtë edhe VV-ja?
Tashmë duket qartë se as Albin Kurti e as VV nuk jane të interesuar të kostituojnë Kuvendin!
Kjo tashmë duket sheshit”, përfundon analisti.