Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

PDK-ja me konferencë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Partia e parë nuk ka të drejtë të bllokojë procesin

 
   

Partia Demokratike e Kosovës mbajti një konferencë për media ku sqaroi detajet e Aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe prezantoi veprimet që po ndërmerr në përputhje me këtë vendim, duke respektuar frymën institucionale.

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, theksoi se qëllimi i kësaj konference është shpjegimi i pikave kryesore të vendimit dhe nuk është dhënia e qëndrimeve politike të partisë.

Ai deklaroi se do të flasë rreth procesit të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe mënyrës së votimit të fshehtë në këtë kontekst.

“Do flas për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, dhe çështjen e votimit të fshehtë”, tha Gruda.