![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/07/pdk-ldk-nuk-e-perkrahen-mocionin-e-akk-se-berisha-ua-dergon-nje-mesazh_64b8e0167cd43.jpeg?resize=850%2C510&ssl=1)
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka nisur një mocion për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës.
Mirëpo një gjë të tillë nuk po përkrahet edhe prej dy partive të tjera opozitare, LDK dhe PDK.
E këtë, sipas deputetit të AAK-së, Bekë Berisha, partitë opozitare po e bëjnë për të dështuar shteti së bashku me VV-në.
“Ne kemi dashur pa u bo dëmi më i madh, pa u zmadhu dëmi me shku një qeveri përmes mocionit me kalu një qeveri e unitetit kombëtar, me u kry disa probleme, me ndalë këtë trend shkuarje teposhtë, dhe gjithë asaj që kemi mbërri e që është duke e shkatërruar kjo qeveri. Mirëpo partitë politike i kanë idetë e veta, liderët e dy partive e kanë strategjinë, se le të dështojë edhe shteti, por të dështojë Vetëvendosja, bashkë me shtetin, në mënyrë që me ardh këta mbasandaj”, tha ai.