Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

PDK: Marrëveshja e Kumanovës shënoi fundin e gjenocidit e fillimin e lirisë

 
   

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka përkujtuar 9 qershorin, ditën kur në vitin 1999 u nënshkrua Marrëveshja Ushtarako-Teknike e Kumanovës, e cila shënoi fundin e luftës në Kosovë dhe të gjenocidit të ushtruar nga regjimi serb mbi popullin shqiptar.

Në një postim në rrjete sociale, PDK ka theksuar se kjo marrëveshje erdhi si rezultat i një përpjekjeje të jashtëzakonshme të popullit të Kosovës dhe sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ajo ishte kulmi i një përpjekjeje të jashtëzakonshme të popullit tonë dhe sakrifice të madhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila me guxim dhe përkushtim, bëri të pamundurën të mundur,” thuhet në postim.

PDK shpreh mirënjohje të përjetshme ndaj NATO-s dhe aleatëve ndërkombëtarë, në veçanti ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për ndërhyrjen vendimtare që ndaloi krimet, shpëtoi jetë dhe hapi rrugën për ndërtimin e një Kosove të lirë, demokratike dhe të integruar në strukturat euroatlantike.