Lajme

Peci: Arritje e madhe nëse Kosova merr komandën e zonës në veri të Gazës

Ish-ambasadori Lulzim Peci ka thënë se nëse Kosova e merr komandën e zonës në veri të Gazës, në kuadër të trupave paqeruajtëse që janë paraparë nga Bordi i Paqes, i krijuar nga presidenti amerikan, Donal Trump, kjo do të ishte e arritura më e madhe në konsolidimin ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës.

“Nëse Kosova e merr komandën e zonës në veri të Gazës, e cila është e paraparë të udhëhiqet nga një gjeneral brigade, do të jetë e arritura më e madhe në konsolidimin ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës që nga vendimi i GJND-së për shpalljen e pavarësisë së vendit tonë”, ka shkruar Peci në Facebook.

Kjo njëkohësisht, sipas tij. do të paraqiste edhe përgjegjësinë më të madhe të vendit tonë në skenën ndërkombëtare.

“Për këtë do të duhet edhe të kontribuoj me një numër të rëndësishëm të trupave të FSK-së. Kështu, Kosova nga nja absorbues i sigurisë do të shndërrohet në një kontribues të fuqishëm të sigurisë ndërkombëtare, dhe me këtë do të hapet definitivisht rruga për anëtarësim në NATO

Të Ngjashme