Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Peci: Është koha e fundit që të kërkohet interpretim nga Gjykata Kushtetuese për tejkalimin e bllokadës

 
   

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci ka komentuar propozimin e Vetëvendosjes për votim të fshehtë për kryeparlamentar, në seancën e sotme në Kuvend.

Peci thotë se imponimi dhe mënyra e votimit nuk zgjidh krizën, prandaj sipas tij është koha e fundit që të kërkohet një interpretim nga Gjykata Kushtetuese.

“Pas takimit me Kryetarin e PDK-se z. Krasniqi, perpjekja e VV qe te beje akrobacione me menyren e votimit per Kryetarin e Kuvendit paraqet aktin e fundit te humbjes se besimit dhe kuptueshmerise se dialogut politik per tejkalimin e krizes se tanishme.

Menyra e votimit nuk e zgjidhe krizen, por kete mund ta beje vetem marreveshja politike. Imponimi nuk zgjidhe asgje, perkundrazi tregon moskapacitet per marreveshje! E drejta per te propozuar, nuk nenkupton te drejten e zgjedhjes!

Eshte koha e fundit qe te kerkohet interpretim nga Gjykata Kushtetuese, per ta tejkaluar kete bllokade.”