
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, tha se Lëvizja Vetëvendosje do t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për formimin e qeverisë së re.
Ai tha se negociatat për këtë do të vazhdojnë, njëjtë si diskutimet për të vendosur nëse Albulena Haxhiu do të propozohet sërish për postin e kryeparlamentares apo dikush tjetër.
“Nuk pranojmë imponime nga jashtë”, tha ai, pak pasi kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se ata do të votonin pro Saranda Bogujevcit dhe Shqipe Selimit për postin e kryeparlamentares.
Peci gjithashtu shtoi se nuk ka pasur dorëheqje të reja dhe se ai do të vazhdojë ta kryejë detyrën e ministrit të Bujqësisë deri të formohet një qeveri e re.