Lajme

Peci jep detaje për prishjen e koalicionit me LDK-në

 
   

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka dhënë detaje për prishjen e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Të martën pas aktiviteteve me rastin e 26-vjetorit të masakrës në Mitrovicë, Peci tha se LDK në Mitrovicë kishte kërkesa që nuk ishin në proporcion me fuqinë e tyre politike të marrë në zgjedhjet lokale.

Peci tha se qasja e tij ka qenë gjeneroze, mirëpo, siç shtoi, LDK kishte kërkesa të mëdha për drejtori komunale, ndërmarrje publike, krahas postit të kryesuesit të asamblesë.

Ai theksoi se partitë politike duhet të edukohen që kërkesat t’i kenë në proporcion me fuqinë politike që e përfaqësojnë.

Peci jep detaje për prishjen e koalicionit me LDK-në

“Unë kam qenë tepër bashkëpunues me shumicën e partive politike dhe asambleistëve që janë në Kuvendin Komunal të Mitrovicës. Qasja ime ka qenë shumë gjeneroze, por nuk mundesh me pretendu me 3 për qind as me qenë nënkryetar i komunës dhe me marrë përgjegjësi më shumë sesa ju takon. Lëre më të kesh pretendime të drejtohesh të gjitha ndërmarrjet komunale, katër prej sosh që i kemi. Nuk mundesh me tre për qind me pretendu me i marrë edhe përgjegjësitë në ekzekutiv, edhe kryesuesin, drejtorët dhe për katër ndërmarrje. Një herë e mirë ne si politikë duhet të edukohemi që kërkesat t’i kemi në proporcion me fuqinë politike që e përfaqësojmë”, tha ai.

Kryetari i degës së LDK-së në Mitrovicë, Gëzim Plakolli, ka bërë të ditur të mërkurën se kanë marrë vendim për shkëputje të koalicionit me LVV-në, sipas tij për shkak të mosrespektimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje.

 
 
 
 

 

Të Ngjashme