Lajme

Peci ngushëllon familjet për vdekjen e dy të rinjve mitrovicas në Itali

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci ka reaguar pas lajmit për humbjen tragjike të dy të rinjve mitrovicas në një aksident trafiku në Itali.

Ai ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjeve Peci dhe Avdyli.

“Në këto momente të rënda, jemi pranë jush me mendje dhe zemër, duke ndarë dhimbjen dhe lutjet tona për shpirtin e tyre”, shkruan ndër të tjera Peci.

Postim:

Me pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të dy të rinjve mitrovicas, Fidan Peci (27 vjeç) dhe Ardian Avdyli (21 vjeç), të cilët humbën jetën në një aksident të rëndë trafiku në Itali.

Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Mitrovicës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve Peci dhe Avdyli, miqve dhe të gjithë atyre që i njohën. Humbja e jetëve të reja është dhimbje e madhe për familjet, por edhe për mbarë qytetin tonë dhe Kosovën.

Në këto momente të rënda, jemi pranë jush me mendje dhe zemër, duke ndarë dhimbjen dhe lutjet tona për shpirtin e tyre.

U prehshin në paqe!

Të Ngjashme