
Partia Guxo nuk ka marrë ftesë për takim konsultativ nga presidentja Vjosa Osmani, tha deputeti dhe një nga drejtuesit e kësaj partie, Faton Peci.
Peci tha se partia e tij është dashur të marrë ftesë nga Osmani, pavarësisht se në zgjedhjet e 9 shkurtit ka garuar nën siglën e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai shtoi se sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar do të vendoset nëse Lëvizja Vetëvendosje do të shkojë në takimin e ftuar nga presidentja Osmani të enjten.
Peci: Guxo s’ka marrë ftesë për takim nga presidentja Osmani
“Nuk i di këto informacione. Tash po shkoj në takim të grupit dhe ndahen informacionet. Ne nuk kemi marrë ftesë por do të duhej të merrnin ftesë. Ne jemi subjekt politik i regjistruar në KQZ, pavarësisht se nuk kemi garuar të vetëm por bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje”, tha ai.
Osmani në tentim të zgjidhjes së krizës politike në Kosovë ka ftuar të enjten në takim liderët e partive parlamentare.