Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Për çka iu kemi zgjedhur”, shoqëria civile protestë para kuvendit

Me pankartat në duar “Institucionet nuk janë pazare”, “Loja juaj pasojat tona”, “Punën e shtetit mos e le për mbasnesër”, “Për çka ju kemi zgjedhur”, organizatat e shoqërisë civile po zhvillojnë sërish një performancë simbolike para fillimit të seancës në Kuvendin e Kosovës.

Me anë të kësaj proteste ata po shprehin pakënaqësinë lidhur me situatën e krijuar me moskonstituimin e kuvendit edhe katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve.