Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Për mbështetje ndaj Kosovës, Osmani i ndanë medalje politikanes gjermane, Marieluise Beck

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila po qëndron në Gjermani, ka zhvilluar në Berlin takime me mërgatën atje.

Osmani ka bërë të ditur se i ka dorëzuar Medaljen Presidenciale të Meritave politikanes gjermane Marieluise Beck, për mbështetjen e saj të palëkundur ndaj Kosovës.

Moneytizer Paragrafi 2

“Në Berlin, së bashku me mërgatën tonë të jashtëzakonshme, kaluam një mbrëmje plot emocion e mirënjohje. Pata nderin t’i dorëzoj Medaljen Presidenciale të Meritave znj. Marieluise Beck për mbështetjen e saj të palëkundur ndaj popullit të Kosovës – një grua që e bëri kauzën e Kosovës pjesë të ndërgjegjes evropiane”, ka shkruar Osmani.

Moneytizer Paragrafi 4

Artikull i sponzorizuar