Një shtetas i huaj me inicialet M. F., 48 vjeç, është ndaluar nga forcat policore nën dyshimin për përdhunim ndaj punonjëses së tij 21-vjeçare. E reja ishte punësuar si dizajnuese bizhuterish në një lokal me qira në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në ambientin e shtetasit të huaj në rrugën “Bogdanëve”, ku 48-vjeçari dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me 21-vjeçaren pa pëlqimin e saj.
Vajza ka deklaruar se situata ka vijuar edhe më pas, pasi ai e ka shantazhuar duke i thënë se do t’ia tregonte familjes së saj për ngjarjen.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin e huaj M. F., 48 vjeç, pasi një 21-vjeçare ka kallëzuar se ishte punësuar prej tij si dizajnuese për bizhu, punë që kryhej online për llogari të 48-vjeçarit, në banesën e tij të marrë me qira në Tiranë, në rrugën “Bogdanëve”.
“Sipas kallëzimit, më datë 01.12.2025, ndërsa ndodhej në këtë banesë për të ushtruar aktivitetin e punës, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Gjithashtu, sipas saj, marrëdhënia ka vijuar edhe më pas, pasi ai e ka shantazhuar se do t’i tregonte familjes së saj. Gjatë kontrollit fizik ndaj 48-vjeçarit iu gjet edhe një mjet prerës”, ka njoftuar policia.
