
Janë përditësuar të dhënat mbi fluksin në kufi, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare, aktualisht pritjet për të hyrë në Kosovë janë të shkurtra përveç në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, transmeton KosovaPress.
Pritja më e gjatë është në pikën kufitare në Dheu i Bardhë deri në 30 minuta në Jarinje dhe Merdarë deri në 10 minuta.
Kurse në pikat tjera kufitare raportohen pritje nga 3 deri në 5 minuta.