Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Përfaqësimi në emër të Kosovës në Bruksel, Bislimi iu përgjigjet akuzave të LDK-së

 
   

Zëvendëskryeministri në detyrë Besnik Bislimi ka komentuar edhe kontestimin e tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës për të qenë pjesë e takimeve të dialogut.

Ai në një konferencë për media pas takimeve sot në Bruksel i ka quajtur vlerësimet e tilla si “budallallëk”, raporton kp.

“Pak është interesant që ky budallallëk ka mbërritur edhe në Bruksel. Unë jam zëvendëskryeministër në detyrë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, i ngarkuar mes tjerash edhe me temën e dialogut. Mandatin ma ka dhënë qeveria e mund të ma marrë qeveria.

Nuk ma ka dhënë Lidhja Demokratike e Kosovës, as nuk mund të ma marrë Lidhja Demokratike e Kosovës, andaj gjithçka tjetër është e palogjikshme ngjashëm me shumicën e qëndrimeve të këtij subjekti politik dhe subjekteve të tjera që po hasim në muajt e fundit”, tha Bislimi.