Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Përfaqësuesit e Trump takohen me Putinin në Moskë për të diskutuar paqen në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin ka pritur në Moskë të dërguarin special të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndrin e tij, Jared Kushner, për bisedime mbi përfundimin e luftimeve në Ukrainë.

Takimi vjen disa ditë pasi zyrtarët amerikanë zhvilluan bisedime me një delegacion ukrainas mbi planin e paqes të SHBA-së.

Putin më herët sot deklaroi se kushtet e udhëheqësve evropianë, që erdhën si ndërhyrje në planin fillestar të paqes të propozuar nga Trump janë “të papranueshme” për Rusinë.