Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Përfshihet nga flakët një shtëpi në Lupç të Podujevës, s’dihet për të lënduar

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në fshatin Lupç të Podujevës.

Në pamjet e siguruara nga Klankosova shihet se flakët kanë përfshirë të gjithë pjesën e kulmit të shtëpisë.

Nuk dihet nëse nga zjarri ka persona të lënduar, ndërsa Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare.