Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Përfundohet numërimi i votave të diasporës në Gjilan – a shkon komuna në balotazh?

 
   

Ka përfunduar numërimi i votave me postë në Komunën e Gjilanit, ku kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetari aktual i komunës, Alban Hyseni, ka dalë i pari me 51.76% të votave të diasporës.

Në vend të dytë renditet kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës , Arbër Ismajli, i cili ka marrë 36.53% të votave të ardhura me postë.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të cilat përfshijnë votat brenda territorit të Kosovës, Hyseni prin në Gjilan me 49.76%, ndërsa Ismajli renditet i dyti me 34.24% të votave të fituara.

“Ky rezultat dëshmon mbështetjen e madhe që kemi edhe nga bashkatdhetarët tanë. Faleminderit për besimin e vazhdueshëm,” ka deklaruar shkurt Hyseni në një reagim në rrjetet sociale.

Me këto rezultate, është konfirmuar se Komuna e Gjilanit do të shkojë në balotazh, i cili është paraparë të mbahet më 9 nëntor 2025.