Lajme

Përfundon mbledhja e GP të Vetëvendosjes, Dehari: Biseduam për gjithçka, por s’ka kurrgjë konkrete

Deputeti i Vetëvendosjes, Avni Dehari, pas mbledhjes që mbajti Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri, tha se nga ky takim s’u prodhua asgjë.

“Biseduam për gjithçka, por s’ka kurrgjë konkrete”, tha shkurt ai para gazetarëve.

Zyrtarët e Vetëvendosjes refuzuan të deklarohen për media sot gjatë gjithë ditës lidhur me emra konkretë për Presidentin e vendit.

Teksa nuk po gjejnë një kandidat konsensual, partitë politike nuk po pranojnë të mbështesin kandidatë partiakë.

Deri më tani, asnjë emër nuk është zyrtarizuar si kandidat.

Të Ngjashme