Lajme

Përkeqësohet situata nga zjarret në Drupol dhe Finiq

Është përkeqësuar situata nga zjarret në dy bashkitë atë në Drupoll dhe Finiq për shkak të erërave të forta.

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi ka thënë se prej orës ekipet po punojnë në izolimin e flakëve.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Ai ka thënë se në zonat kodrinore, aty ku zjarri është më i madh forcat operacionale kanë të vështirë të ndryjnë për shkak të tymit.

Peleshi në një postim në Facebook u ka bërë thirrje banorëve të këtyre zonave të bashkëpunojnë me forcat në teren në rast nevoje.

“Në zonat kodrinore ku zhvillohet pjesa më e madhe e zjarrit forcat operacionale e kanë të vështirë ndërhyrjen si pasojë e tymit dhe vështirësisë për të ngjitur kodrat, ndaj është vlerësuar shtimi i kapaciteteve operacionale. U bëjmë thirrje të gjithë banorëve në fshatrat e përfshirë nga zjarret, të bashkëpunojnë me forcat në terren në rast nevoje, për të evituar çdo rrezik për jetën e tyre. Në gatishmëri të plotë, në çdo moment, për mbrojtjen e qytetarëve dhe pronës së përbashkët”, ka shkruar Peleshi.

Tags:



Të Ngjashme