Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Përkujtohen dëshmorët në Dukagjin

 
   

Në 26 vjetorin e rënies janë përkujtuar dëshmorët e lirisë; Arben e Luan Qerimaj, Rexhep Tafaj, Ekrem Berisha, Fetah Selca, Beslim Alijaj dhe Haki Krasniqi.

Në një ditë si kjo e sotmja, nderimi për dëshmorët e kombit asnjëherë nuk është i mjaftueshëm. Prandaj jemi këtu në vendin ku përjetësisht do të na bashkojnë heronjtë dhe bijtë tanë.

Kështu tha ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj në 26 vjetorin e rënies së dëshmorëve të lirisë; Arben e Luan Qerimaj, Rexhep Tafaj, Ekrem Berisha, Fetah Selca, Beslim Alijaj dhe Haki Krasniqi.

“Sot e kemi nderin që të qëndrojmë e nderojmë së bashku kështu siç jemi,  familje të dëshmorëve, bashkëluftëtarë, institucione të endit, ushtria jonë, policia dhe të gjithë që e ndjejnë se nderimi ndaj të rënëve për liri nuk është vetëm obligim por është edhe ndihmë për të ecur proceset përpara me e forcu lirinë. Njëkohësisht me zhvillu vendin tonë të ardhmen tonë”, tha ai.

Kurse familarët janë shprehur krenarë për bijtë e tyre.

“Po mërzitna shumë, por edhe jam krenare që kam pas asi djali, e lavdi u qoftë atyre që dhanë më të shtrenjtën”, thekasoi Dyke Qerimaj, nënë dëshmori.

“Duhet me kanë krenare që i kam pas ata djem se kanë luftu për vend të vet për popull t’vet”, tha Nushe Qerimaj, nënë dëshmori

Beteja e 26 dhe 27 majit ‘99, “te lajthitë”, shënon njërin  ndër rrugëtimet më të përgjakshme të trimave të UÇK-së, për shpëtimin e bashkëluftëtarëve të plagosur.