Në kryeqytet ishte bllokuar nga Policia. Arsyeja e këtij bllokimi po del të jetë një përleshje fizike, si pasojë e së cilës një person ka mbetur i lënduar.
Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Enis Pllana, i cili njoftoi se i lënduari ka pranuar tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në rrugën ‘Vëllezërit Gërvalla’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Nga informatat fillestare, raportohet se një person ka mbetur i lënduar, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, tha Pllana për Insajderin.
Pllana konfirmoi gjithashtu se personat e përfshirë në rast janë shoqëruar në stacionin policor, ndërsa njësitet relevante janë duke u marrë me sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Çfarë po ndodh te “Bregu i Diellit”? Policia bllokon qarkullimin
