Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Përleshje në Komunën e Prishtinës, përfundon në spital një zyrtar

 
 

Fehmi Kupina, viktima e përleshjes së sotme në Komunën e Prishtinës

 


 


 

Media mëson ekskluzivisht se personi që ka përfunduar me lëndime pas incidentit të sotëm në objektin e Komunës së Prishtinës është zyrtari Fehmi Kupina.

Ai është goditur me shishe në kokë nga Sami Salihu, djali i ish-zyrtarit Fehim Salihu, menjëherë pas seancës së Kuvendit Komunal, ku i pranishëm besohet se ishte edhe kryetari Perparim Rama.

Kupina ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa incidenti ka shkaktuar tensione të mëdha brenda Komunës. Policia është njoftuar dhe pritet të dalë me detaje lidhur me rastin.

Kush është Fehmi Kupina?

Fehmi Kupina është kryesues i Kuvendit Komunal.

Ai ka dhënë dorëheqje nga LDK-ja dhe ka themeluar një parti të re, “Lidhja për Prishtinën”.

 

Përleshje në Komunën e Prishtinës, përfundon në spital një zyrtar

 


 


 

Një incident i rëndë ka ndodhur sot brenda objektit të Komunës së Prishtinës, ku një përplasje fizike ka degjeneruar në dhunë.

Sipas burimeve, pas seancës së Kuvendit Komunal ka shpërthyer një konflikt, ku Sami Salihu, djali i Fehim Saliut, ka goditur me shishe në kokë zyrtarin Fehmi Kupina, duke i shkaktuar lëndime të rënda. Për pasojë, Kupina ka përfunduar në spital.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash dhe ka shkaktuar tensione të mëdha brenda Komunës.

Policia është njoftuar dhe pritet të ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore.