Aktuale

Përleshje për kokainën në Itali, 30-vjeçari shqiptar plagoset rëndë me thikë! Autori një narkoman italian, u godit me shishe! 4 të arrestuar

Përleshja e dhunshme mes dy grupeve në një lokal në Itali, ku nuk mungoi përdorimi i thikave, shisheve dhe sendeve të tjera të forta, la të plagosur edhe një shtetas shqiptar, që ndodhet në rrezik jete në spital.

Një plagë me thikë midis bazës së qafës dhe fytit po i kërcënon jetën 30-vjeçarit. I plagosur mbeti edhe një italian, autor i krimit, që mori plagë pas koke me shishe.

Dhe pista kryesore e ngjarjes dyshohet se është lufta për territor, kontrolli dhe trafikimi i drogës. Krimi ndodhi në Ranzanico duke zbardhur dita e sotme, ngjarje që çoi në katër arrestime, përfshirë edhe shqiptarin e plagosur rëndë.

Policia italiane informoi se 30-vjeçari shqiptar është shpëtuar nga mjekët në spitalin Papa Giovanni XXIII, por gjendja e tij mbetet ende kritike dhe mbahet nën kujdes.

Sulmuesi u identifikua si një 26-vjeçar italian, i varur nga droga.

Ata ishin përpara barit Ignazzi, në hyrje të rezidencës ‘La Filanda’, në ish-rrugën shtetërore 42 që kalon përgjatë liqenit Endine. Me ta ishin edhe dy shqiptarë të tjerë.

Një sherr shpërtheu dhe italiani e goditi me thikë shqiptarin. Pavarësisht plagës së marrë me thikë, dhe përpara se të rrëzohej përtokë, shqiptari luftoi dhe së bashku me bashkëkombësit e tij, e goditën italianin në kokë me një shishe qelqi.

Ky i fundit u shpëtua nga ambulancat dhe u dërgua në spitalin Humanitas Gavazzeni, në kushte që e penguan prokurorin në detyrë Antonio Mele, ta merrte menjëherë në pyetje.

Karabinierët nga dega e Clusone gjetën dhe sekuestruan disa doza kokaine jashtë lokalit, burimi i së cilës është aktualisht i paqartë, informon “Corriere“.

Të gjithë pjesëmarrësit në përleshje janë arrestuar. Mbrëmë u kryen kontrolle në shtëpitë e tyre, gjithashtu për të përcaktuar lidhjen me drogën

Të Ngjashme