Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka arritur një koalicion të gjerë për ta udhëhequr komunën, pas marrëveshjeve që ka arritur me disa parti politike.
Burimet e Klan Kosovës kanë bërë me dije se pjesë e këtij koalicioni do të jetë PDK, AAK, NISMA dhe Lista për Prishtinën.
Sipas të njëjtave burime, sot ose eventualisht nesër, Rama do të njoftojë zyrtarisht për marrëveshjen.
Kësisoj, LDK në kryeqytet pritet të krijojë shumicë absolute, duke lënë jashtë vetëm Vetëvendosjen.
